Sulmuesi Neymar ka gjasa të mëdha që gjatë kësaj vere të rikthehet te skuadra e Barcelonës.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Barcelona është në negociata me Paris Saint-Germainit për rikthimin eventual të Neymarit në “Camp Nou”.
Mësohet se Neymari tashmë ka kërkuar kthimin te Barça dhe ekipi spanjoll po e kërkon huazimin e tij me opsionin e blerjes në verën e vitit të shkuar.
Neymar nuk bën pjesë në planet e Parisit për të ardhmen dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet brenda këtij muaji. 31-vjeçari luajti për Barcelonën katër edicione përpara se t’i bashkohet Parisit në vitin 2017.
Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2027, ndërsa pati 18 gola e 17 asistime edicionin e shkuar.