Duket se në afatin e ardhshëm, Barcelona do të bëjë disa ndryshime.
Barcelona ka ndërtuar një skuadër të fuqishme, por u duhen edhe disa transferime në verë.
Sipas ‘Don Balon’, skuadra katalonase e ka rikthyer interesimin për anësorin e Chelseas, Ëillian, përcjell lajmi.
Skuadra londineze është e gatshme të heq dorë nga braziliani, pas arritjes së marrëveshje me Christian Pulisic në janar nga Dortmundi.
Chelsea kërkon 70 milionë euro nga shitja e Ëillian, andaj Barcelona thuhet se është e gatshme ta ofrojë këtë shumë.