Befasi e madhe nga Interi, afër marrëveshjes me yllin që po e kërkonte Milani

14:39 | 23 Qershor 2019

Interi është gati të bëjë edhe një super-transferim.

Edhe skuadra e Sassuolos ka konfirmuar se transferimi i Stefano Sensit tek Inter është thuajse punë e kryer.

Drejtori sportiv i Sassuolo, Giovanni Carnevali ka thënë se ka gjasa të mira që transferimi i lojtarit të kompletohet.

Mesfushori ishte afër kalimit tek Milano, por ‘Nerazzurri’ u shfaqën në skenë për të ndryshuar mendjen e Sensi.

“Ne po negociojmë, ka shanse të mira që të mbyllet marrëveshja” ka thënë Carnevali.

“Jemi në rrugë të mirë dhe do të takohemi përsëri gjatë javës së ardhshme. Inter kanë treguar se janë të interesuar më shumë se skuadrat e tjera” ka thënë tutje drejtori sportiv i Sassuolo.

“Jam i sigurt se Conte do ta përmirësoj shumë Sensin” ka thënë ndër të tjerash ai.

Sensi i cili mbush 24 vite në muajin gusht luan me Sassuolo që nga viti 2017. Inter janë gati të paguajnë 25 milionë euro për të.

Komento: