Befasi e madhe: Pato mbetet pa kontratë, kthehet në Itali

09:14 | 29 October 2020

Ka mbetur pa kontratë, Pato kthehet në Itali.

Sipas disa mediave spanjolle, përfshirë revistën “Don Balon”, Alexandre Pato është pranë rikthimit në Serie A, por jo me fanelën e Milanit, klub ku shpërtheu dhe u bë i famshëm përpara se të niste kalvarin e dëmtimeve.

Genoa është një hap larg për të bërë një marrëveshje me sulmuesin brazilian, aktualisht pa ekip.

Pato, i lindur në vitin 89, pasi kishte shpërthyer me Internacional të Porto Alegre u ble nga Milani ku ai qëndroi për pesë sezone para se të kthehej në Brazil, së pari te Corinthians pastaj te San Paolo.

Ai provoi fatin e tij në Evropë te Chelsea dhe Villareal, por në tre sezonet e fundit luajti në Kinë, me Tianjin Quanjian, dhe vitin e kaluar përsëri në San Paolo para se të zgjidhte kontratën e tij.

Genoa, e cila tani për tani është mbështetur te Destro dhe Pandev përveç bastit Shomurodov, pas largimit të Piatek nuk ka pasur më një sulm dyshifror dhe gjithashtu kishte vlerësuar figurën e Mario Balotelli në këtë seancë tregu.

Ndërkohë, megjithatë, në Brazil vazhdon të shkruhet se Pato do të ishte gjithashtu shumë i interesuar për Monza-n e Silvio Berlusconi, ish-president i Pato-s te Milani, ndërsa interesimi për “Papero” nga Spezia duket se u dobësua.

Komento: