Befasi e madhe: Zbulohet skuadrën e re të Dybalas

09:57 | 17 Maj 2019

Mediat spanjolle zbulojnë skuadrën e re të Paulo Dybalas.

Diego Simeone dëshiron që Paulo Dybala të zëvendësojë Antoine Griezmannin.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, mund të largohet nga Juventus në përfundim të sezonit, për t’u transferuar në Spanjë.

‘Mundo Deportivo’ raporton se ‘Colchoneros’ kanë përgatitur tashmë një ofertë prej nëntë milionë euro në vit për Dybalan, përcjell lajmi net.

Në këto bisedimet do të përfshihet vetë Diego Simeone, që synon të bind yllin e Juventusit për t’u transferuar në ‘Wanda Metropolitano’.

Në anën tjetër, Juventus nuk do të pranojë të heq dorë nga Dybala, nëse Atletico nuk ofron së paku 80 milionë euro.

Dybala është pjesë e Juventus që nga viti 2015, kur ishte transferuar nga Palermo.

Komento: