Befasi! Hysaj tek Chelsea

12:47 | 10 Dhjetor 2018

Elseid Hysaj duket se është shumë afër që të bëhet lojtar i Chelseas.

Elseid Hysaj nuk po ndihet i rëndësishëm te Napoli, andaj është duke e preferuar bashkimin me Maurizo Sarrin.

Chelsea është e gatshme që të bëjë ofertën e parë zyrtare, pasi agjenti i mbrojtësi shqiptar ka thënë se ata janë duke e shqyrtuar atë mundësi, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra londineze nuk do të ofroj më shumë se 25 milionë euro për transferimin e Hysajt, por që Napoli kërkon 30 milionë.

Hysaj ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Sarrit, andaj ky i fundit e do bashkimin e tij në ‘Stamford Bridge’.

Komento: