Befasi! Ja ku mund të përfundojë Umititi

19:48 | 01 Korrik 2022

Samuel Umtiti ,është një nga lojtarët që mund të largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi francez nuk është në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe ai ishte në listën e lojtarëve që janë në shitje, përcjell ORAinfo.

Për shërbimet e tij janë të interesuar disa klube, por për momentin nuk ka marrëveshje me asnjë prej tyre. Fiorentina, Fenerbahçe, Galatasaray, Besiktas, Lyon dhe Nice janë ndër ata që duan të kompletojnë nënshkrimin e tij.

Megjithatë, në orët e fundit Umtiti u lidh me një skuadër që nuk ishte në planet e tij. Sipas ‘L’Equipe’, 28-vjeçari ka marrë një ofertë të papritur nga Rennes.

Futbollisti i Barcelonës ende nuk është përgjigjur në asnjë mënyrë dhe ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim. Rennes sapo ka shitur Nayef Aguerd te West Ham dhe ata po kërkojnë një mundësi në treg për ta zëvendësuar atë./ORAinfo/

Komento: