
Asensio mund të përfundojë në Seria A.
Roma është e interesuar për nënshkrimin e Marco Asensio nga Real Madrid, sipas CalcioMercatoWeb, përcjell ORAinfo.

Nëse Tottenham ose Chelsea tërheqin Nicolo Zaniolo-n nga Roma, ata do të bëjnë ofertë për Asension, i cili nuk është titullar i rregullt në kryeqytetin spanjoll./ORAinfo/