
Në drejtim të Luis Suarez, ka shumë oferta.
Sipas Telegraph, Aston Villa po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të Luis Suarez si i lirë, pasi kontrata e tij tani ka skaduar me Atletico Madrid, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja do të ndihmohej nga fakti se uruguaiani është një ish-shok skuadre me Steven Gerrard, si dhe Philippe Coutinho, i cili së fundmi iu bashkua klubit në baza të përhershme./ORAinfo/