Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, është në rrugë të mirë për t’u rikthyer në La Liga, për t’iu bashkuar skuadrës së Atletico Madrid.
Boshllëkun e Morata, Chelsea do ta mbulojë me Gonzalo Higuain, i cili paraqitet në radhët e Milan, por është i huazuar nga Juventus.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Tuttomercatoëeb dhe medieve të tjera, Alvaro Morata është shumë pranë marrëveshjes me Atletico Madridin, duke i pranuar kushtet e skuadrës spanjolle.
Të dy klubet po punojnë në detajet e fundit, dhe transferimi raportohet të jetë afër.
Menjëherë pas largimit të Morata, Chelsea do të hidhet në sulm për Higuain, te i cili po ashtu ekziston dëshira për kalim në ‘Stamford Bridge’