Befasi! Manchester Unitedi merr vendimin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befasi! Manchester Unitedi merr vendimin e madh

14:12 | 26 Maj 2019

Duket se skuadra e Manchester Unitedit ka marrë një vendim të madh.

Manchester Unitedi ka hequr dorë nga mundësia për ta transferuar qendërmbrojtësin holandez të Ajaxit, Matthijs de Ligt, sipas burimeve të Sky Sports.

Mediat britanike raportuan këtë fundjavë se Unitedi do të bënte ofertë për përfaqësuesin e Holandës këtë verë dhe se ishte duke e mundur Barcelonën në garë për shërbimet e tij.

Por Sky Sports mëson se Unitedi nuk është më i interesuar për De Ligt, për shkak se drejtuesit e klubit janë të bindur se ai do të përfundojë në Barcelonë.

19-vjeçari ka qenë titullar i rregullt i Ajaxit në tri sezonet e fundit, ndërsa e ka udhëhequr klubin si kapiten drejt fitimit të Ligës dhe Kupës në Holandë.

Ai po ashtu luajti rol tejet të rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të Ajaxit deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – ku u mund nga Tottenhami.

Komento: