Bayern Munich është në kërkim të ndryshimit të formacionit të futbollistëve.
Trajneri i Bayern Munichut kërkon katër përforcime të reja.
Por, presidenti Uli Hoeness ka thënë se klubi dëshiron t’i mbyll përforcimet deri në fund të korrikut, shkruan “Kicker”, transmeton lajmi.
Mbrojtësi Jerome Boateng dhe mesfushori Renato Sanshes pritet të largohen nga Allianz Arena.
Trajneri Kovac shpreson ta fillojë sezonin e ri në Bundesligë me vetëm 19 futbollistë. Ndjekja e Leroy Sane të Manchester Cityt është aktualisht e pezulluar.
Kurse, ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele është përmendur si objektiv i ri. Por, tre emrat e tjerë që pritet të mbërrijnë në Bayern Munich ende nuk janë publik.