Befasi nga La Liga, zbulohetn orari për sezonin 2023/24

16:25 | 22 Shkurt 2023

La Liga e zbulon orarin e sezonit 2023/24.

La Liga do ta nisë shumë herët sezonin 2023/24.

Kampionati spanjoll e ka zbuluar sot orarin e edicionit të ardhshëm, i cili do të nisë në pjesën e parë të muajit gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Më saktësisht, sezoni i ardhshëm i La Ligas do të nisë më 12 gusht të këtij viti, ndërsa do të mbyllet nëntë muaj më pas, më 26 maj të vitit 2024.

Në mes të saj do të ketë pushim për festat e fundvitit për disa javë, nga 20 dhjetori deri më 2 janar.

Në sezonin aktual, Barcelona është shkëputur ndaj Real Madridit dhe shihet si favorite për t’u shpallur kampione e Spanjës.

Komento: