Befasi nga Milani! Po transferon yllin e madh nga rivali i Serie A

13:13 | 27 Mars 2019

Duket se skuadra e Milanit do të bëjë një super-transferim.

Milan ka filluar të rikthehet në majat e futbollit, por që u duhen edhe disa përforcime për të garuar për trofe.

Skuadra rosonere është shumë afër ta transferojë mesfushorin e Sassuolos, Stefano Sensi.

Milan ka filluar bisedimet me rivalin nga Serie A për t’i marrë shërbimet e mesfushorit që po shkëlqen në këtë sezon.

Rosonerët janë të gatshëm që të paguajnë 30 milionë euro, plus bonuset, gjersa Sassuolo kërkon 45 milionë nga shitja e Sensit.

Komento: