Befasi nga skuadra franceze.
Paris Saint-Germain duket se është ngutur duke nxjerrë në shitje fanellën e një futbollisti që ende nuk e kanë transferuar në klub.
Ander Herrera pritet të transferohet në Paris Saint-Germain.
Mesfushori është në skadim të kontratës në Manchester United.
“AS” shkruan se ai është në prag të nënshkruajë me skuadrën kampione nga Ligue 1, përcjell lajmi.
Mirëpo, lajmi i befasishëm është se klubi i pasur francez tashmë ka nxjerrë në shitje fanellën e Herreras, ende pa kompletuar transferimin e tij.
Aksidentalisht në uebfaqen e klubit është paraqitur fanella e Herreras me numrin 21.