Befasi nga Solskjaer: Formacionet zyrtare, Man Utd- RB Leipzig

20:24 | 28 Tetor 2020

Man Utd dëshiron fitoren e radhës në ndeshje ndaj RB Leipzig, formacionet zyrtare – Befasi nga Solskjaer.

Manchester Unitedi dhe RB Leipzig kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të gjermanëve në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve, takim që zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te Paris Saint-Germain dhe synon fitoren e dytë në grup, shkaku edhe i terrenit vendas.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu kanë fituar takimin e parë në grup dhe dëshirojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaw; Pogba, Matic, Fred; Van de Beek; Greenwood, Martial;

RB Leipzig: Gulasci; Konate, Upamecano, Halstenberg; Hendrich, Nkuku, Kampl, Angelino; Olmo, Poulsen, Forsberg.

Komento: