Befasi për ditëlindje, Sami Lushtakut i shkojnë mysafirë Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Bedri Hamza, djali i Hashim Thaçit…

22:55 | 20 Shkurt 2026
befasi-per-ditelindje,-sami-lushtakut-i-shkojne-mysafire-ali-ahmeti,-ramush-haradinaj,-bedri-hamza,-djali-i-hashim-thacit…

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka festuar ditëlindjen e tij sot, së bashku me figura të shumta nga spektri politik.

Në postimin e tij, ku ai ka falënderuar ata që ishin të pranishëm, shihet se prezentë ndër të tjerë, kanë qenë Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, e Bedri Hamza. Aty shihet edhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, e Vlora Çitaku.

Postimi:

Thellësisht mirënjohës për miqtë, bashkëluftëtarët dhe familjen që më befasuan në këtë festë ditëlindjeje, e cila është dëshmi e respektit dhe rrugëtimit tonë të përbashkët për dekada me radhë.

Faleminderit nga zemra secilit qytetar për thirrjet dhe mesazhet, që ndonëse ishte e pamundur t’i përgjigjem të gjithëve, mirënjohja ime është e plotë për secilin prej jush.

Uroj të qëndrojmë gjithmonë bashkë, të fortë në miqësi dhe të palëkundur në vlerat që na bashkojnë!

Komento: