Befasi të shumëta: Zbulohen emrat e banorëve që do të hyjnë në Big Brother VIP Albania 2

20:58 | 24 Dhjetor 2022

Publikohet lista me banorët që do të hyjnë në Big Brother VIP Albania 2.

Sonte (e shtunë) do të nisë edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania.

Nën moderimin e Arbana Osmani, 15 personazhe VIP do të fillojnë rrugëtimin e tyre 100 ditor në spektaklin e famshëm, duke garuar pë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Pak para se të nisë spektakli, Telegrafi ka siguruar ekskluzivisht listën e pjesmarrësve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ndër emrat më të spikatur duket të jenë prezantuese Kejvina Kthella dhe Kiara Tito, aktorët Gent Hazizi dhe Amos Zaharia, këngëtari Luiz Ejlli dhe prezantuesi Ronaldo Sharka.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Big Brother VIP Albania shënoi një rekord shikueshmërie, duke bërë për vete mijëra ndjekës para televizionit dhe jo vetëm.

Fitues i edicionit të parë të BBV Albania u zgjodh balerini Ilir Shaqiri, ndërsa i dyti në renditje përfundoi aktori Donald Veshaj.

Komento: