Befasi Tottenhamm, ia ofroi Barcelonës yllin e madh

09:07 | 05 Shtator 2019

Pak para se të mbyllej afati kalimtar i verës, Tottenhami ia ofroi Barcelonës mundësinë që të transferojë futbollistin ofensiv brazilian Lucas Moura, raportoi “Mundo Deportivo” të mërkurën.

Mirëpo dy klubet përfundimisht nuk arritën të pajtohen për shifrën e dëmshpërblimit, ku Tottenhami kërkoi afro 50 milionë euro për brazilianin. Moura ka shënuar një gol në tri paraqitje për Tottenhamin në stinorin 2019-20.

Edicionin e kaluar ai ishte hero i skuadrës londineze në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, ku në ndeshjen e kthimit shënoi tre gola dhe kualifikoi skuadrën në finale.

Komento: