Është zbuluar skuadra e re e lojtarit kosovar, Milot Rashica.
Milot Rashica mund të përfundojë në Serie A.
Gennaro Gattuso është hedhur në sulm për të kërkuar një zëvendësues për Jose Maria Callejon dhe shqiptari i Ëerder Bremen, Milot Rashica, është gjithashtu në listë, sipas mediave italiane.
Everton Soares i Gremios është futbollisti i parë që mund të zëvendësojë Calejonin, i dyti Rashica.
Kalimi në Serie A mund të jetë hap shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, i cili te Napoli do të gjejë shokun e Kombëtares, Amir Rrahmani, që në janar zyrtarisht nënshkroi me ekipin e Gattusos, por qëndroi në formë huazimi te Hellas Verona deri në fund të sezonit.
Rashicën e duan edhe shumë klube në Angli.