Hakan Calhanoglu i ka ditët e numëruar në Milan.
Në ditët e fundi emri i Hakan Calhanoglu është lakuar shumë për një largim të mundshëm nga Milani.
Flitej për një rikthim në Bundesliga, por këtë herë te RB Leipzigi, gjithsesi zërat janë mohuar nga lojtari, i cili insiston se është i lumtur në Milano.
“Jam lojtar i Milanit dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Calhanoglu për TRT Spor rreth të ardhmes së tij.
“Tjerat gjëra për t’u diskutuar tani. Jam duke u përgatitur për ndeshjen tonë në vikend”, ka shtuar shkurtimisht.
24-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e 2017 për 25 milionë euro dhe deri më tani për kuqezinjtë ka shënuar nëntë gola në 67 paraqitje në të gjitha garat.
Këtë sezon Calhanoglu në Serie A ka luajtur në 17 ndeshje (vetëm një e ka filluar nga banka rezervë), por përveç tri asistimeve goli ende nuk ka ardhur.
Në të kaluarën lojtari ishte pjesë edhe e Karlsurher, Hamburgut dhe Bayern Leverkusenit.