Befasia e verës, ja cilën fanellë do ta vesh sezonin e ri Kane!

19:50 | 08 August 2023

Sulmuesi Harry Kane përfundimisht do të mbetet pjesë e skuadrës së Tottenhamit të paktën edhe për edicionin e ri.

Mediumet britanike kanë raportuar të martën se klubi anglez e ka njoftuar Kanen për vendimin e tij përfundimtar.

Kane ishte pranë transferimit te Bayernit pasi kishte arritur marrëveshje me klubin gjerman, por Tottenhami refuzoi ofertën e bavarezëve.

Në fakt, Tottenhami refuzoi tri ofertat e Bayernit, të fundit në vlerë prej 100 milionë eurosh për shkak se llogarit në shërbimet e Kanet.

29-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ende nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin anglez, i cili ka kohë që i ka ofruar kontratën e re.

Komento: