Befason Aubameyang, pritet të transferohet atje ku nuk e ka pritur askush!

20:07 | 06 Shkurt 2023

Sulmuesi Pierre Emerick Aybameyang pritet të largohet nga Chelsea për ta vazhduar karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“The Sun” raporton se sulmuesi i Gabonit ka arritur marrëveshje personale me ekipin Los Angeles FC, i cili po negocion me Chelsean për lirimin e tij.

Afati kalimtar në SHBA është i hapur deri në fund të muajit prill dhe gjasat janë të mëdha që Aubameyang të largohet gjatë këtyre javëve nga Chelsea.

Ai nuk është i kënaqur tek ekipi nga Londra, pasi ka mbetur jashtë listës për Ligën e Kampionëve.

33-vjeçari iu bashkua Chelseat para fillimi të këtij sezoni dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Deri më tani, ai ka shënuar tri gola për ekipin anglez.

Komento: