Befason Balotelli, kjo është skuadra e tij e re

19:56 | 05 January 2019

Mario Balotelli duket se do të bëhet me skuadër të re.

Ai pritet ta braktisë skuadrën e tij Nice, për t’iu bashkuar rivalit të Ligë 1, Marseilles, raporton Le10Sport.

Marseille ka nevojë të përforcohet në vijën e sulmit dhe tani është duke e shikuar mundësinë ta transferojë sulmuesin italian Balotellin.

SperMario nuk e ka shënuar asnjë gol në 10 paraqitje për klubin e tij deri tani këtë sezon, por në dy sezonet e kaluara i ka shënuar 43 gola në total.

Ai e njeh shumë mirë ligën franceze dhe Marseilles nuk i duhet të shpenzojë shumë për ta transferuar atë, sipas mediumit francez.

Ndërkohë, flitet se edhe Newcastle Unitedi është i interesuar për ish-sulmuesin Interit, Manchester Cityt, Liverpoolit, dhe Milanit.

Komento: