Duket se Barcelona është gati të bëjë edhe një transferim.
Skuadra e Barcelonës e ka marrë shumë seriozisht punën e transferimit të Alexandre Lacazette.
Sipas raportimeve të fundit, Barca janë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë për reprezentuesin francez.
Kampionët e La Liga po vazhdojnë interesimin e tyre për një sulmues që do të zëvendësonte Luis Suarezin. Në listë vazhdon të jetë edhe emri i Antoine Griezmann, por së fundmi raportohet me të madhe edhe për Lacazette.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barca do të ishte e gatshme të ofronte Andre Gomes dhe Samuel Umtiti për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Arsenal.
Sipas gazetës spanjolle, skuadra nga Premierliga nuk është e interesuar ta shes lojtarin i cili vlerësohet me 70 milionë euro, por besohet se Unai Emery do të tërhiqej shumë nga dy lojtarët e ofruar.
Dihet se drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, është një mik i mirë i Lacazette. Madje, të dy ndajnë agjentin e njëjtë, David Venditelli.
Sulmuesi 27 vjeçar ka qenë në formë të lartë këtë edicion, duke bërë të ditur muajin e kaluar se është shumë i kënaqur në Londër.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do t’ia dali ta ndryshojë mendjen e tij dhe ta transferojë atë në ‘Camp Nou’ në afatin kalimtar veror.