Barcelona raportohet të jetë e gatshëm të dërgojë në huazim Samuel Umtitin këtë verë.
Sipas gazetës spanjolle, Sport, mbrojtësi francez nuk është në planet e Barcelonës.
Umtitit do t’i lejohet largimi në formulën e huazimit, me mundësinë e shitjes së përhershme.
Ish mbrojtësi i Lyon, është pjesë e Barcelonës që katër vite, duke fituar edhe dy tituj të La Ligas, përcjell lajmi.
Umtiti ka vuajtur nga lëndimet gjatë kohës së tij në Camp Nou, duke u paraqitur në vetëm 77 ndeshje.
Në një krahasim me Pique, ky i fundit ka bërë 124 paraqitje gjatë të njëjtës kohë.
26 vjeçari të ardhmen mund ta ketë në Premierligë, me Arsenalin që ka shprehur interesim për të.