
Eric Maxim Chupo-Moting do të vazhdojë të qëndrojë në “Allianz Arena”.
Eric Maxim Chupo-Moting do të vazhdojë karrierën në Bayern Munich të paktën edhe për dy vite të tjera.
Chupo-Moting ka zgjatur kontratën me Bayern Munichun deri në vetën e vitit 2023.
Lajmin për rinovimin e sulmuesit e ka bërë Bayerni përmes llogarisë zyrtare të klubit në Twitter.
“Jam krenar që jam këtu, Bayerni është një klub shumë i veçantë, klubi numër një në Gjermani dhe gjithashtu një nga klubet më të mira në botë. Viti im i parë këtu ishte i shkëlqyeshëm në fushë, por edhe jashtë fushës, ne u kënaqëm shumë së bashku”, tha ai.

“Unë dua të vazhdoj të kem sukses me ekipin, do të doja të arrija finalen e Kupës së Gjermanisë në Berlin dhe do të ishte ideale të fitoja Ligën e Kampionëve”, përfundoi Chupo-Moting.