Befason Borini, ky është udhëheqësi i Milanit

16:23 | 07 Dhjetor 2018

Ylli i Milanit, Fabio Borini e ka lavëruar Suson dhe e ka cilësuar atë si një ‘udhëheqës’ të ekipit kuqezi.

Suso është cilësuar si një nga lojtarët më të shquar të Milanit nën udhëheqjen e Gattusos dhe Borini beson se Suso dhe Gttuso janë vendimtarë për ambiciet e Rossonerëve për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve përcjell ORAinfo.

“ Gattuso ka sjelle unike në mënyrën se si udhëheqë sërtvitjen , ai i afrohet grupit dhe ka një lidhje të fortë me klubin.

“Suso gjithmonë ka pasur karakteristikat që ka sot, duke qenë një lojtar teknik dhe shumë imagjinativ .
“Ai gjithmonë ka qenë dhe do të jetë udhëheqës ashtu siç është tani “, ka thënë Borini./ORAinfo/

Komento: