Befason Buffon, vendos të luajë deri në këtë moshë

15:15 | 18 April 2020

Buffon duket se ka vendosur të luajë deri në moshën 44-vjeçare.

Gianluigi Buffon thuhet se shumë shpejtë do të rinovojë kontratën me Juventusin, gjë që do të mbante atë në futboll deri në moshën 44-vjeçare.

Portieri italian aktualisht është 42-vjeçar dhe Tuttosport raporton se ai do të vazhdojë kontratën me Zonjën e Vjetër edhe për një vit.

Ende nuk është vendosur nëse Buffon do të qëndrojë te skuadra torineze edhe pas vitit 2021, duke kaluar kështu 27 sezone aktive në futboll.

Italiani ka zbuluar më herët se ai dëshiron të luajë futboll deri në moshën 80-vjeçare, por ai e di se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Buffon kishte bërë debutimin në Serie A me Parman kundër Milanit në vitin 1995, derisa në vitin 2001 kishte kaluar te Juventusi për 52 milionë euro, një rekord në atë kohë për një portier.

Me Zonjën e Vjetër ai ka fituar nëntë tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë dhe Kupën e Botës, por i mungon Liga e Kampionëve.

Komento: