
Cassano beson që Inter mund ta fitojë Scudetton.
Ish-sulmuesi i Italisë, Interit dhe Romës, Antonio Cassano ka folur me Tiki Taka në lidhje me parashikimet e tij për sezonin e ardhshëm, përfshirë edhe zbulimin se kush beson se do të fitojë Scudetto,përcjell ORAinfo.

“Me të vërtetë më pëlqen shumë Conte, ai i shfrytëzon më shumë lojtarët. Jam i bindur që ai do të bëjë punën shumë mirë, ai do t’i japë Juve një kohë të vështirë dhe ai do të fitojë Scudetto.
Ata gjithashtu kanë pasur një treg i madh dhe ata do të kenë një fushatë të shkëlqyer të ligës, Interi do të fitojë Scudetto”, ka përfunduar Cassano./ORAinfo/