Conte ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij për lojtarin, Lionel Messi.
Trajneri i Interit, Antonio Conte, i ka quajtur ëndërrim i kotë thashethemet se kapiteni i Barcelonës Lionel Messi do t’i bashkohet zikaltërve, edhe pse i mirëpriti ato.
E ardhmja e Messit i ka dominuar ballinat e sezonit 2019/20, midis thashethemeve se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është i gatshëm të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni.
Edhe në të kaluarën është përfolur për kalimin e tij në Inter. Por thashethemet janë rritur tani që babai i tij e bleu një shtëpi në Milano këtë javë.
Pas fitores së Interit 3:0 kundër Genoas të shtunën, Conte u pyet për Messin.
“Po flasim për fantazi futboll këtu, këto gjëra nuk mund të ndodhin në Inter për momentin, për shumë arsye”, tha Conte.
“Nuk besoj që ka njeri të çmendur në këtë botë i cili nuk do ta dëshironte Messin. Por Messi në Inter është larg, larg, realitetit, bazuar në atë që jemi duke e bërë dhe duke tentuar ta ndërtojmë”, shtoi ai.