Befason Cristiano Ronaldo, e do këtë lojtar tek Juventusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befason Cristiano Ronaldo, e do këtë lojtar tek Juventusi

15:20 | 23 Prill 2019

Duket se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka filluar të mendojë se kush do të transferohet tek skuadra e tij.

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Juventus që në verë ta transferojë Joao Felixin nga Benfica.

Ylli portugez dëshiron të bashkohet me bashkëkombësin e tij në Torino, por që ‘Zonja e Vjetër; duhet t’i paguajë 120 milionë euro.

Benfica nuk e lejon largimin e Felix nën atë shumë, gjersa Juventus është e gatshme të përfshijë edhe një lojtar.

Në garë për transferimin e 19-vjeçarit janë edhe skuadrat si, Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Manchester United dhe Atletico Madrid.

Komento: