Ousmane Dembele raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Arabinë Saudite, pavarësisht se kishte një ofertë mjaft fitimprurëse.
“FootMercato” ka raportuar se francezit iu ofrua një kontratë pesë-vjeçare, me vlerë rreth 40 milionë euro në vit.
Klubi që i bëri ofertën ishte Al-Nassr.
Klubi saudit ishte i gatshëm të paguante klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh në kontratën e lojtarit, si dhe t’i ofronte Dembeles një shumë prej 200 milionë eurosh gjatë një kontrate pesë-vjeçare.
Megjithatë, kjo ofertë nuk do të arrijë në zyrat e Barcelonës pasi vetë 26-vjeçari e refuzoi.
Kontrata aktuale e Dembeles me Barcçën skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit është në bisedime për një kontratë të re.