Javen e ardhshme do të luhen ndeshjet për Evropianin 2020.
Spanja do të luaj dy ndeshjet e para kualifikuese ndaj Norvegjisë dhe Maltës.
Sfidat të cilat do të luhen javën e ardhshme dhe trajneri Luis Enrike ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar. Në sy bie mungesa të rëndësishme si dhe shumë risi në Kombëtare.
Fabian Ruiz, Bernart, Sergi Gomez, Parejo, Navas, Muniain, Canales dhe Jaime Mata janë disa nga risitë e trajnerit Enrike, ndërsa ka lënë jashtë skaudrës shumë emra të njohur. Isko, Saul, Koke apo dhe Lukas Vaskes nuk janë preferuar nga trajneri spanjoll për këto dy ndeshje.