Frederik Veseli ka refuzuar transferimin në Turqi.
Atëherë kur dukej thjeshtë një formalitet kalimi i tij te skuadra e sapongjitur në Superligën turke Denizlispor, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka refuzuar kalimin e tij në Turqi.
Veseli nuk ka qenë i bindur nga Denizlispor dhe nuk e ka pranuar këtë destinacion pavarsisht akordit mes Empolit dhe klubit turk dhe propozimit shumë të mirë ekonomik që i është bërë mbrojtësit kuqezi.
Veseli megjithatë do të largohet nga Empoli në këtë merkato dhe është në pritje të ofertave të tjera.