Disa shtet po synojnë të anëtarësohen në NATO.
Ish i dërguar special i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka kundërshtuar idenë për zgjerimin e shteteve të NATO-s.
Përmes një cicërime në Twitter, Grenell e kundërshtoi idenë për zgjerimin e shteteve të NATO’s duke thënë se anëtarët aktualë nuk po i kryejnë obligimet e tyre të zotimit të Uellsit.
“Ne NUK duhet të flasim për zgjerimin e anëtarësimit në NATO kur anëtarët aktualë nuk po paguajnë as detyrimet e tyre të zotimit të Uellsit”,shkroi Grenell.Me këtë cicërimë Grenell dëshmoi se është në një linjë të mendimeve me presidentin rus, Putin.
Kujtojmë se, Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje NATO-s që të mos zgjerohet në Ukrainë apo në ndonjë ish-republikë tjetër sovjetike. Putin pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën e mbrojtjes së NATO-s për të minuar Rusinë. Njësoj sikur Putin, edhe Kina ka akuzuar NATO-n se përkrah një ideologji të Luftës së Ftohtë.
Kujtojmë se rreth dy ditë më parë Finlanda dhe Suedia kanë njoftuar se shumë shpejt do të aplikojnë për t’u anëtarësuar në NATO.