Befason Ibrahimovic: Ky është lojtari më i përafërt me Ronaldon e Brazilit

22:24 | 05 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimovic ka thënë fjalë të mëdha për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Ibrahimovic, idhulli i së cilit është Ronaldo Nazario, ka komentuar rreth Mbappe, të cilin e ka krahasuar me ‘fenomenin brazilian’.

Sipas Zlatan, lojtari që i afrohet më së shumti ikonës braziliane është pikërisht ylli i PSG, i cili ka akoma vite përpara në karrierën e tij.

“Gjithmonë ka qenë Ronaldo braziliani. Kur ai luante, të gjithë donin ta kopjonin atë, lëvizjet. Ai kishte stil elegant. Ai ishte njëri që më bëri të qëndrojë para televizorit duke parë ndeshjen” ka thënë Ibrahimovic, transmeton lajmi.

“Ndoshta mbappe bën diferencën, ai është i ri, dhe shpresojmë të vazhdojë të punojë kështu” ka thënë Ibra, i pyetur se cili lojtar ngjason me Ronaldo fenomenin.

“Në moshën 19 vjeçare, ai është një yll. Shpresoj të jetë i uritur dhe pasionant për lojën, të rritet dhe të bëjë akoma më shumë. Është e vështirë nëse nuk mbledh mendet” shtoi Zlatan.

Këto fjalë nga Ibrahimovic sigurisht se do të pëlqehen shumë nga Kylian Mbappe, pasi krahasimi me Ronaldo Nazario është një e arritur në vete.

Komento: