Një tërheqje befasuese nga futbolli ka ardhur nga sulmuesi gjerman.
Sandro Wagner tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare. Vendimi i papritur i ish-sulmuesit të Bayern Munich i ka habitur të gjithê.
Pasi e nisi karrierën te të rinjtë e kkubit bavarez në vitin 2008, Wagner debutoi në skuadrën e parë.
Por për shkak të mungesës së hapsirave ai u huazua në disa skuadra të ndryshme gjermane.
Por pasi spikati me fanellat e Hertha Berlin, Darmstadt dhe mbi të gjitha Hoffenheim në janar tê vitit 2018 ai u ble nga Bayerni, dhe si zëvendës i Lewandowskit në 1 vit me bavarezët realizoi 10 gola në 30 ndeshje.
Në fillim të vitit 2019 Wagner u transferua në kampionatin kinez te Tianjin Teda, skuadër me të cilën shënoi dhe 12 gola në 26 ndeshje të kampionatit kinez, por në mënyrë të papritur pasi mbylli aventurën në Kinë u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare, ndoshta Wagner do ketë pasur arsyet e tij!