Befason Juventus, nënshkruan kontratë me ‘plakun’

10:39 | 21 Dhjetor 2018

Mario Mandzukiç thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin pas Vitit të Ri.

Sipas Tuttosport, takimet do të zhvillohen së shpejti përpara Mandzukic për të arritur marrëveshje për kontratën e re, përcjell ORAinfo.

Gazeta shpjegon se kroati po shqyrton një marrëveshje të përmirësuar, duke e çuar atë nga 4.5 milion në 7.5 milion euro deri në verën e vitit 2022, kur ai do të jetë 35 vjeç.

Bardhezinjtë do të preferonin ta lidhnin atë me një kontratë dyvjeçare, por negociatat do të fillojnë në ‘një atmosferë shumë të lumtur dhe të relaksuar’.

Mandzukiç ka shënuar 42 gola në 147 paraqitje për Juventus që kur ka ardhur nga Atletico Madrid në vitin 2015. /ORAinfo/

Komento: