Juventusi në bisedime me Napolin për Milikun.
Juventusi thuhet se është në kontakt me përfaqësuesit e sulmuesit të Napoli, Arkadiusz Milik, por marrëveshja e propozuar mund të nënkuptojë që Gonzalo Higuain mbetet në Torino.
Higuain u kthye në Allianz stadiumin verën e kaluar dhe ka qenë një pasuri e rëndësishme për trajnerin Maurizio Sarri, por e ardhmja e argjentinasit duket se është diku tjetër, duke e lidhur atë me një lëvizje te River Plate këtë verë.
Juve është në kërkim të një qendërsulmuesi, por nëse Higuain nuk lëviz, objektivat kryesorë si Mauro Icardi dhe Gabriel Jesus duket se nuk arrijnë këtë vit.
Sipas mediumit Calciomercato, Zonja e Vjetër për këtë arsye ka shënjestruar polakun Milik dhe është në kontakt me Napolin, të cilët kanë vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për yllin e tyre.
Milik u nënshkrua nga Napoli për të zëvendësuar pikërisht Higuainin, pasi u largua drejt Bianconerëve dhe mund të ndjek gjurmët e 32-vjeçarit edhe një herë.
Sidoqoftë, këtë herë zëvendësimi i Higuain nga Milik duhet të jetë më gradual, pasi kjo mund të nënkuptojë se argjentinasi nuk do të largohet këtë verë.
Në rast transferimi të polakut, Higuain do të mbetej te Juve deri në fund të marrëveshjes së tij aktuale që skadon në qershor të 2021.