Befason Kohler: Alaba po largohet nga Bayern Munichu për para, unë bëra të njëjtën gjë

19:32 | 06 Mars 2021

Alaba po largohet nga Bayern Munichu për para, unë bëra të njëjtën gjë.

Ish-fituesi i Kampionatit Evropian dhe Botëror, Jurgen Kohler beson se David Alaba është duke lënë Bayern Munichun për para, ndërsa e përkrah në këtë vendim pasi shton se të njëjtë gjë e kishte bërë edhe ai në të kaluarën.

Alaba ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi bavarez në fund të sezonit, por pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me Real Madrid, ai ende nuk ka zbuluar se ku do të luajë sezonin tjetër.

“Nuk do të jetë një hap prapa për të. Pavarësisht se Bayerni është një nga tre klubet më të mira në Evropë”, ka thënë fillimisht Kohler.

“Ai po e ndërmerr këtë hap tjetër kryesisht për para dhe unë mund ta kuptoj atë. Ai është 28 vjeç dhe do të nënshkruajë një kontratë katër ose pesë vjeçare”.

“Paratë luajnë një rol të rëndësishëm. Ju nuk mund ta fajësoni atë. Është krejtësisht e ligjshme”.

Kohler pranoi se ai vetë u largua nga Bayern për përfitime financiare kur u bashkua me Juventusin në 1991.

“Unë gjithashtu u largova për para. Sigurisht, lëvizja ime në Itali ishte shumë e mirë për mua, veçanërisht në drejtim të zhvillimit personal”.

“Por, ky nuk ishte mendimi im i parë. Unë e di se do të ishte një përrallë e bukur nëse do të thosha që ishte”.

“Futbollistët kanë vetëm disa vjet për të luajtur. Mund të ndodhin edhe dëmtime serioze”, përfundoi legjenda gjermane.

Komento: