Lojtari i njohur ka thënë se nuk do ta refuzonte Barcelonën apo Real Madridin.
Ylli i Wolverhampton ka dhënë disa komente rreth interesimit të madh që po kanë skuadrat për të.
Raul Jimenez, tashmë anëtar i Ëolverhampton Ëanderers, po gëzon vëmendje të madhe para merkatos së verës.
Paraqitjet e mira të lojtarit kanë bërë që ai të tërheq vëmendje, duke u lidhur kështu me skuadrat më të mëdha në Evropë, përfshirë Real Madridin.
Për meksikanin, interesim ka edhe përbrenda Premierligës, ku Man Utd është skuadra që lidhet më shumë me të. Rreth gjithë këtij interesimi ka folur vet lojtari, duke pranuar se nuk do të refuzonte skuadrat si Real Madrid apo Barcelona.
“Unë kuptoj për thashethemet rreth transferimeve në rrjetet sociale. Ata më kanë lidhur tashmë me emra si Real Madrid, Chelsea, Man Utd, Arsenal, dhe çdo ditë shoh një skuadër të re në listë”, ka thënë Jimenez.
“Duhet të jem i qetë. Nëse ata flasin për mua, është sepse po bëj punë të mirë; do të doja të vazhdoja në Angli. Jam i lumtur, jam adaptuar dhe më pëlqen ideja të luaj në Premierligë”, ka shtuar anëtari i Wolves.
“Nëse më thoni se nesër skuadra si Real Madrid ose Barcelona interesohen, është mundësi që nuk mund ta lëshosh, por nëse qëndroj këtu, luftoj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, për gjëra të rëndësishme”, ka thënë ndër të tjerash meksikani.
28 vjeçari ka vendosur rekord personal gjatë kampanjës 2019/20, duke shënuar 22 gola.