Befason Milan, ja me çfarë formacioni paraqitet kundër Parmës

19:48 | 19 Prill 2019

AC Milan do të përballet me Parma nesër dhe siç raportohet nga Sky Sport, Gennaro Gattuso është gati të bëjë tre ndryshime në krahasim me skuadrën e vendosur kundër Lazios.

Gianluigi Donnarumma do të kthehet në formacionin fillestar, derisa Reina do të kthehet në stol pas dy ndeshjeve si një startues kundër Juventusit dhe Lazios, përcjell ORAinfo.

Zapata do të zëvendësojë Musacchio, ndërsa Conti do të fillojë në vend të Calabrisë.

Ky është formacioni i mundshëm:

Milan (4-3-3): Donnarumma; Conti, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calahnoglu; Suso, Piatek, Borini./ORAinfo/

Komento: