Luca Modric më në fund ka zbuluar të ardhmen e tij.
Modric do të vijojë ta veshë fanellën e Real Madridit, edhe pse thotë se ende s’e ka rinovuar kontratën me ‘Los Blancos’.
Luka Modric, 33-vjecar, do të jetë pjesë e Real Madridit të Zinedine Zidane edhe sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti, gjatë pranimit të çmimit “Lojtari më i mirë i Kroacisë” për sezonin 2018/19.
Ai e fitoi këtë çmim për herë të shtatë, që dhurohet nga lojtarët dhe trajnerët e vendit të tij.
“Ky trofe do të thotë shumë për mua, faleminderit të gjithëve që më votuat. Është gjithmonë bukur të pranosh këtë trofe nga lojtarët dhe profesionistët. Dua t’i falënderoj shokët e mi, pa ta, ky çmim s’do të ishte i mundshëm”, u shpreh Modric.
Duke folur për sezonin e dobët të Madridit, Modric konfirmoi se do të jetë në Bernabeu edhe vitin e ardhshëm, pasi premtoi se do të kthehen edhe më të fortë.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe kemi kualitete të mjaftueshme për t’i përmirësuar gjërat. Në sezonin e ri me Real Madridit sfida jonë është që të rikthehemi në më të mirën tonë, e njëjta mund të thuhet edhe për ekipin Kombëtar”.
Modric është i vendosur të qëndroje në Madrid, ani pse Reali ende nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës.