Befason Pirlo pas humbjes nga Barcelona, kjo gjë nuk do t’u pëlqejë tifozëve të Juventusit

08:11 | 29 October 2020

Pirlo pas humbjes: Juventusit i duhet punë për të arritur nivelin e Barcelonës.

Andrea Pirlo e ka pranuar se humbja e Juventusit nga Barcelona ka ardhur si rezultat i përvojës më të vogël të ekipit dhe nivelit të pa-barabartë mes dy skuadrave.

Juventusi është mposhtur 2-0 në shtëpi nga Barcelona në ndeshjen e dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve, ku golat u shënuan nga Ousmane Dembele dhe Lionel Messi.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri Pirlo, i cili ka thënë pas ndeshjes se kaq ishin mundësitë e ekipit të tij.

“Ne e dinim që do të ishte e vështirë kundër një skuadre që luan futboll të mirë, që është mësuar të luajë në këtë nivel, ndërsa ne kemi duke punuar në progres. Në fund të fundit, është një ndeshje që do të jetë e dobishme për ne që të rritemi dhe të përmirësohemi në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Pirlo pas ndeshjes.

“Shpresoj të kem më shumë lojtarë përsëri në ekipi së shpejti, sepse nuk kam shumë mundësi dhe ata që fillojnë duhet të luajnë pothuajse 90 minuta dy herë në javë. Kjo nuk është e lehtë për ta, sidomos kur janë të rinj dhe pa përvojë”.

“Është zhgënjyese kur jeni me 10 lojtarë, pasi nuk mund të bëni presion, pasi përfundon duke u hapur mbrapa. Kjo është ajo që djemtë nuk e kuptuan kur mbetëm me 10 lojtarë”.

“Plani kishte qenë për të hapur mbrojtjen e Barcelonës pak më shumë, por ne tentonim të ishim bashkë shumë afër dhe të luanim të gjithë në të njëjtat linja”.

A i mungon cilësia mesfushës së Juventusit, veçanërisht në krahasim me ekipin që kishin me Pirlon si lojtar?.

“Klubet e futbollit kanë epoka, ne kishim lojtarë të mëdhenj me shumë përvojë ndërkombëtare. Tani ata janë kryesisht më të rinj, kështu që do të duhet pak kohë për t’i ngritur në atë nivel”.

“Ata u përpoqën të krijonin diçka, por duhet të punojmë dhe të përmirësohemi derisa të mund të luajmë me Barcelonën me kushte të njëjta”, përfundoi trajneri i Juventusit.

Komento: