Befason presidenti i La Liga, tregon se ҫka do të ndodh nëse anulohet sezoni

21:03 | 24 April 2020

Presidenti i La Ligas ka treguar se ҫka do të ndodh nëse anulohet sezoni.

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka dhënë nje deklaratë tejet të çuditshme.

Tebas, njeriu që në 2019 ishte rizgjedhur në krye të La Liga, ka treguar se çfarë mund të ndodh në futbollin spanjoll, nëse sezoni anulohet.

La Liga duket se synon të vazhdojë me 16 skuadra në sezonin e ardhshëm, nëse sezoni aktual anulohet.

“Në rast se anulohet La Liga, nuk do të ketë të promovuar, por do të ketë të rënë nga liga”, ka thënë Tebas.

“Por, unë jam i sigurt se sezoni do të vazhdojë”, shtoi tutje presidenti i La Liga.

Precedani i vendosur nga Holanda, ku sot u anulua sezoni, pa kampion, pa të rënë e të promovuar, ka nxitur reagime të shumta. Tebas paralajmëroi çfarë e pret Spanjën, në rast të anulimit të sezonit.

Komento: