Befason PSG, e do këtë lojtar në skuadër

22:51 | 09 September 2020

Paris Saint-Germain ia ka vënë syrin lojtarit shumë të njohur.

Raportet në Francë thonë se Paris Saint-Germain është duke u përpjekur ta sjell në skuadër Stephan El Shaaraëy nga Shenghai Shenhua.

Italiani mbush 28 vjet muajin e ardhshëm dhe është në Kinë që një vit, prej që është transferuar nga Roma për 16 milionë euro.

Sipas Telefoot, El Shaaraëy shihet si një alternativë e lirë për PSG.

Sulmuesi i krahut u rrit në akademinë e të rinjve në Genoa, u transferua në Milan për 20 milionë euro më 2011.

Ai luajti në Francë për Monaco, mandej në Romë, por që asnjëherë nuk tregoj potencialin e tij që është pritur.

I quajtur “Faraoni i vogël” ka arritur që të shënoi katër gola nga 25 paraqitje për kombëtaren e Italisë.

Komento: