Befason Real, ja kë zgjedh mes Neymar e Mbappe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Befason Real, ja kë zgjedh mes Neymar e Mbappe

21:51 | 14 Mars 2019

Ja cilin preferon Real Madrid

Real Madrid po përgatitet që të bëjë një merkato të madhe gjatë verës.

Dy emrat kryesorë në listën e dëshirave të Real Madrid janë Kylian Mbappe dhe Neymar JR.

Që nga rikthimi i Zinedine Zidane, Eder Militao është bërë zyrtarizimi i parë i epokës Zidane 2 në Real Madrid.

Por, sigurisht se mbretërit kanë nevojë për një lojtar sulmues, i cili do të zëvendësonte sadopak Cristiano Ronaldon.

Tek Kylian Mbappe dhe Neymar JR qëndron fokusi. Por, cilin do të preferonin më shumë mbretërit?

E përditshmja spanjolle, ‘AS’ raporton se skuadra dhe trajneri janë pajtuar se Neymar nuk ia vlen të transferohet, transmeton lajmi.net.

Pra, sipas raportimeve të ‘AS’, Kylian Mbappe do të jetë pika në të cilën Real Madrid do të ketë fokusin më të madh gjatë verës.

Francezi është shprehur i hapur për sfida të reja, dhe eliminimi i fundit i PSG nga Liga e Kampionëve mund të ketë ndikimin e vet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!