Befason Real Madrid, synon transferimin e Jesus

18:00 | 01 Nëntor 2022

Jesus në llupën e Real Madridit – në verë pritet oferta për të

Gabriel Jesus ka rënë në radarin e skuadrës së Real Madridit.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun Sport, “Los Blancos” janë gati ta tentojnë nënshkrimin me sulmuesin që në verë.

Jesus është njëri ndër pikat më të forta të londinezëve, andaj madrilienët nuk e kanë ndërmend të humbasin kohë.

Braziliani deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar pesë gola dhe pesë asistime, në 12 ndeshje në Premier League.

Komento: