Sulmuesi Joselu është përforcimi më i ri i Real Madridit.
Skuadra madrilene e ka prezantuar të hënën Joselun, i cili një ditë më herët triumtoi me Spanjën në Ligën e Kombeve.
33-vjeçari te skuadra e Realit është transferuar nga Espanyoli dhe ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.
Joselu edicionin e shkuar ishtë ndër golashënuesit më të mirë në La Liga, me 16 gola të shënuara.
Ai karrierë ka bërë edhe te Alavesi, Neëcastle, Stoke City, Deportivo La Coruna, Hannoveri, Hoffenheimi e Celta Vigo. Për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe pjesë e Real Madridit.